Menaxher i Pergjithshem
A jeni një udhëheqës dinamik me një pasion për të nxitur rritjen në industrinë e shitjes së pajisjeve teknologjike? DEKRA Arbeit në emër të klientit, kërkon një Menaxher të Përgjithshëm të motivuar dhe me përvojë në industrinë e shitjes.
Nëse zotëroni aftësi të mira drejtuese, vizion strategjik dhe një eksperiencë të suksesshme, ne mirëpresim aplikimin e juaj!
Menaxher i Pergjithshem
Vendi I punës: Prishtine
Përgjegjësitë:
Si Menaxher i Përgjithshëm, ju do të jeni përgjegjës për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha operacioneve brenda kompanisë.
Detyrat tuaja kryesore do të përfshijnë:
- Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të kompanisë, duke vendosur synime dhe objektiva të qarta për të arritur rritje të qëndrueshme;
- Menaxhimin e të gjitha departamenteve të kompanisë;
- Menaxhimin e ekipit të shitjeve dhe marketingut, duke hartuar strategji efektive për të zgjeruar bazën e klientëve;
- Planifikimin e buxhetit dhe performancën financiare në baza mujore dhe vjetore;
- Krijimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve me furnitorët dhe partnerët;
- Kontrollimi dhe mirëmbajtja e stokut;
- Përgatitja e analizave dhe raporteve të mbarëvajtjes se punës;
- Sigurimin dhe respektimin e standardeve ligjore dhe rregullatore, duke promovuar një kulturë integriteti brenda kompanisë;
Kërkesat:
- Përvojë e dëshmuar në një rol udhëheqës në industrinë e shitjes;
- Aftësi të të menduarit strategjik dhe zgjidhjes së problemeve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale;
- Aftësi e demonstruar për të udhëhequr dhe frymëzuar ekipet për të arritur objektivat e kompanisë;
- Shkathtësi financiare të menaxhimit të buxhetit;
- Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing apo një fushë të ngjashme;
- Njohuri të gjuhës angleze ( e domosdoshme );
- Njohuri të gjuhës gjermane ( e preferueshme ).
Nëse zotëroni aftësi të mira drejtuese, vizion strategjik dhe një eksperiencë të suksesshme, ne mirëpresim aplikimin e juaj!
Si të aplikoni:
Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në info.ks@dekra.com.
Afati I konkurimit: 15. 08. 2023.
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen, aplikacionet e tjera ruhen në bazën e të dhënave të kandidatëve DEKRA. Faleminderit për mirëkuptimin.