Einsatzort: Prishtina, Kosove

DEKRA Punë është agjension për ndërmjetësimin e punësimit, hulumtimin e tregut dhe opinionit publik, si dhe për ofrimin e shërbimeve intelektuale. Ajo u themelua nga DEKRA Arbeit GmbH në Stuttgart, si pjesë e korporatës ndërkombëtare DEKRA SE, e cila ka 47,000 të punësuar dhe ka zyra në më shumë se 50 vende të botës. Në emër të klientit DEKRA kërkon:
Administrator/e i Sektorit të Shitjes
Einsatzort: Prishtina, Kosove

PËRGJEGJËSITË:
T’i ofrojë asistencë teknike dhe administrative menaxherit të shitjes;
Përgatitja e ofertave për klient apo për nevoja të tenderëve si dhe kompletimi i ofertës me të gjitha dokumentacionet teknike përkatëse (broshurat, katalogët, certifikatat e kualitetit apo standartit etj.)
Nga momenti kur oferta/tenderi është pranuar nga ana e klientit/investorit të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për furnizim duke përfshirë edhe organizimin e transportit;
Organizimi i zhdoganimit të mallit dhe përcjellja e mallit deri në dorëzimin e tij te klienti/pranuesi i mallit;
Mbajtja e evidencës së mallit të furnizuar dhe të liferuar;
Përcjellja e afatit të pagesave të klientëve dhe furnitorëve;
Raportimi në baza të rregullta te Menaxheri i Sektorit te Shitjes (MSh)
Kujdeset për zgjerimin e rrjetit të furnitorëve;
Mbajtja e dosjeve të rregullta digjitale dhe të shkruara lidhur me të gjitha aspektet e Sektorit te Shitjes
Të udhëheqë projekte të caktuara ose pjesë të projekteve, nëse ajo detyrë është caktuar mëparë nga menaxheri i shitjes.
 
KËRKESAT:
Përfundimin e studimeve;
Njohja e mirë e paketës kompjuterike te M. Office;
Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 1 vit;
Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze është obligative;
Njohja e gjuhëve tjera janë të preferueshme;
Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B

 

Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju presim të na kontaktoni në adresën tonë të email info.ks@dekra.com

Ju gjithashtu mund të regjistroheni ne www.chatyourjob.com/kosovo që të pranoni në aplikacion mundësit më të fundit për punësim!


Bewerbungsfrist: 16. 02. 2021.
Shënim: Vetëm kanditatët në listën e ngushtë do ftohen për intervistë. Të gjitha aplikimet tjera do ruhen në data bazën tonë me konfidencialitet të plotë.