Administrator/e i Sektorit të Shitjes
PËRGJEGJËSITË:
T’i ofrojë asistencë teknike dhe administrative menaxherit të shitjes;
Përgatitja e ofertave për klient apo për nevoja të tenderëve si dhe kompletimi i ofertës me të gjitha dokumentacionet teknike përkatëse (broshurat, katalogët, certifikatat e kualitetit apo standartit etj.)
Nga momenti kur oferta/tenderi është pranuar nga ana e klientit/investorit të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për furnizim duke përfshirë edhe organizimin e transportit;
Organizimi i zhdoganimit të mallit dhe përcjellja e mallit deri në dorëzimin e tij te klienti/pranuesi i mallit;
Mbajtja e evidencës së mallit të furnizuar dhe të liferuar;
Përcjellja e afatit të pagesave të klientëve dhe furnitorëve;
Raportimi në baza të rregullta te Menaxheri i Sektorit te Shitjes (MSh)
Kujdeset për zgjerimin e rrjetit të furnitorëve;
Mbajtja e dosjeve të rregullta digjitale dhe të shkruara lidhur me të gjitha aspektet e Sektorit te Shitjes
Të udhëheqë projekte të caktuara ose pjesë të projekteve, nëse ajo detyrë është caktuar mëparë nga menaxheri i shitjes.
KËRKESAT:
Përfundimin e studimeve;
Njohja e mirë e paketës kompjuterike te M. Office;
Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 1 vit;
Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze është obligative;
Njohja e gjuhëve tjera janë të preferueshme;
Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B
Nëse jeni të interesuar për të aplikuar, ju presim të na kontaktoni në adresën tonë të email info.ks@dekra.com
Ju gjithashtu mund të regjistroheni ne www.chatyourjob.com/kosovo që të pranoni në aplikacion mundësit më të fundit për punësim!