Vendi I punës: Prishtina

DEKRA Punë është agjension për ndërmjetësimin e punësimit, hulumtimin e tregut dhe opinionit publik, si dhe për ofrimin e shërbimeve intelektuale. Ajo u themelua nga DEKRA Arbeit GmbH në Stuttgart, si pjesë e korporatës ndërkombëtare DEKRA SE, e cila ka 47,000 të punësuar dhe ka zyra në më shumë se 50 vende të botës. Në emër të klientit DEKRA kërkon:
Këshilltar i kujdesit ndaj konsumatorit
Vendi I punës: Prishtina

Në emër të klientit tonë, SUTHERLAND, DEKRA kërkon kandidatë gjermanfolës që janë të motivuar të punojnë për platformën lidere në botë për shitje online.

Sutherland është themeluar në ShBA në vitin 1986 dhe është kompani globale që mirret me proceset e bizneseve.  Në Kosovë është hapur në vitin 2017 dhe ka rreth 250 të punësuar që ofrojnë përkrahje teknike dhe kujdes ndaj klientëve për tregun Gjerman.

 


Cilat janë detyrat e juaja?

 

  • Të Përgjigjeni në pyetjet, kërkesat dhe ankesat e konsumatorëve duke iu ofruar zgjidhje korrekte
  • Të ofroni informata aktuale mbi produktet dhe shërbimet e Klientit tonë
  • Sjellje dhe komunikim profesional në komunikim me telefon dhe në të shkruar me e-mail.
  • Të mirëmbani relacione me konsumatorët dhe prezantoni kompaninë në mënyrë profesionale.

 

Çka presim ne nga ju?

 

  • Nivel shumë të mirë të gjuhës gjermane (në të shkruar dhe të folur)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Fleksibil për të punuar në orare me ndërrime
  • Gatishmëri për marrje të vendimeve të shpejta
  • Aftësi adaptimi me dinamikën e punës

 

Çka përfitoni ju nga ne?

 

  • Paga konkurruese
  • Benefite shtesë (Sigurim Shëndetësor, mbulim të shpenzimeve të transportit, bonuse)
  • Trajnim intenziv dhe i vazhdueshëm me standarde dhe kualitet global për kujdes ndaj konsumatorit
  • Mundësi zhvillimi profesional

 

Nëse ju përshtaten kriteret e përmendura dërgoni CV e juaj në gjuhën angleze ose gjermane.

 

Mund të na kontaktoni në:

E: info.ks@dekra.com

Tel.: +383 49 316 999

Adresa: Bulevardi Xhorxh Bush 11/1 , Prishtinë, Kosovë
 


Afati I konkurimit: Deri në plotësimin e pozites
Shënim: Vetëm kanditatët në listën e ngushtë do ftohen për intervistë. Të gjitha aplikimet tjera do ruhen në data bazën tonë me konfidencialitet të plotë.