Vendi I punës: Tiranë, Shqipëri

Per klientin tone, kompani lider në tregëtimin e produkteve sportive, jemi në kërkim të një kandidate e cila duhet të ketë përqasje prezantuese profesionale dhe aftësi shitëse. Të jetë shumë korrekte, e organizuar dhe në gjendje që të krijojë dhe mbajë marrëdhënie shumë të mira biznesi per pozicionin
Specialiste Marketingu
Vendi I punës: Tiranë, Shqipëri

 

Përgjegjësitë Kryesore:

 

  • Koncepton dhe ndërton strategjinë e marketingut të kompanisë;
  • Kujdeset për standardizimin dhe përmirësimin e materialeve të punës;
  • Kujdeset për ideimin, dizajnin dhe propozon përmirësime funksionale;
  • Kujdeset për mbarëvajtjen e hapave të ndryshme të implementimit të proceseve të  marketingut;
  • Menaxhon dhe monitoron mediat sociale duke i siguruar vizibilitetin e duhur kompanisë;
  • Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve;
  • Prezanton shërbimin tek klientët ekzistues dhe potencial.

 

 

Kërkesat për pozicionin:

 

  • Diplomë Universitare në Marketing;
  • Të ketë njohuri të mira në fushën e marketingut
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të jetë e organizuar, kreative dhe me iniciativë;
  • Të jetë person pozitiv dhe i aftë për të punuar në grup;
  • Të ketë ksperiencë pune 3 vjeçare në ketë profil.
  • Të ketë njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.

 

 

Personat e interesuar duhet te cojne CV ne adresen e email: info.al@dekra.com, ku te specifikojne pozicionin per te cilin aplikojne.

 

Nëse dëshironi që lajmërimet e reja të punësimit të jenë vetëm një mesazh larg, anëtarësohuni falas në: https://chatyourjob.com/albania#/

 

 


Afati I konkurimit: Deri në plotësimin e pozites
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për pozicionin. Aplikimet do të ruhen në databazën e DEKRA, të dhënat tuaja personale trajtohen në konfidencialitet të plotë konform ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin Nr.120/2014. Ju falenderojmë për mirëkuptimin!