Einsatzort: Prishtine

A jeni një udhëheqës dinamik me një pasion për të nxitur rritjen në industrinë e shitjes së pajisjeve teknologjike? DEKRA Arbeit në emër të klientit, kërkon një Menaxher të Përgjithshëm të motivuar dhe me përvojë në industrinë e shitjes. Nëse zotëroni aftësi të mira drejtuese, vizion strategjik dhe një eksperiencë të suksesshme, ne mirëpresim aplikimin e juaj!
Menaxher i Pergjithshem
Einsatzort: Prishtine

Përgjegjësitë:

Si Menaxher i Përgjithshëm, ju do të jeni përgjegjës për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e të gjitha operacioneve brenda kompanisë.
Detyrat tuaja kryesore do të përfshijnë:

  • Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të kompanisë, duke vendosur synime dhe objektiva të qarta për të arritur rritje të qëndrueshme;
  • Menaxhimin e të gjitha departamenteve të kompanisë;
  • Menaxhimin e ekipit të shitjeve dhe marketingut, duke hartuar strategji efektive për të zgjeruar bazën e klientëve;
  • Planifikimin e buxhetit dhe performancën financiare në baza mujore dhe vjetore;
  • Krijimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve me furnitorët dhe partnerët;
  • Kontrollimi dhe mirëmbajtja e stokut;
  • Përgatitja e analizave dhe raporteve të mbarëvajtjes se punës;
  • Sigurimin dhe respektimin e standardeve ligjore dhe rregullatore, duke promovuar një kulturë integriteti brenda kompanisë;

Kërkesat:

  • Përvojë e dëshmuar në një rol udhëheqës në industrinë e shitjes;
  • Aftësi të të menduarit strategjik dhe zgjidhjes së problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale;
  • Aftësi e demonstruar për të udhëhequr dhe frymëzuar ekipet për të arritur objektivat e kompanisë;
  • Shkathtësi financiare të menaxhimit të buxhetit;
  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing apo një fushë të ngjashme;
  • Njohuri të gjuhës angleze ( e domosdoshme );
  • Njohuri të gjuhës gjermane ( e preferueshme ).

Nëse zotëroni aftësi të mira drejtuese, vizion strategjik dhe një eksperiencë të suksesshme, ne mirëpresim aplikimin e juaj!

Si të aplikoni:

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj të përditësuar në info.ks@dekra.com.


Bewerbungsfrist: 15. 08. 2023.
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen, aplikacionet e tjera ruhen në bazën e të dhënave të kandidatëve DEKRA. Faleminderit për mirëkuptimin.