Data e publikimmit: 23. 07. 2020.

Chat Your Job është shërbimi më i ri nga DEKRA Arbeit. Chat Your Job është një zgjidhje teknike e përshtatur për të promovuar pozicionët e hapura të punës për kandidatët e mundshëm duke përdorur aplikacionet chat të Viber dhe WhatsApp, SMS ose email. Pasi të regjistroheni në CYJ, ju do të filloni të merrni oferta për punë që përputhen me preferencën tuaj. Regjistrimi bëhet falas!


Pse të kontaktosh në chat/celular?

1. Celulari aktualisht është mjeti kryesor i komunikimit dhe burimi i informacionit.

2. Portalet e punës janë të mbipopulluara dhe të gjitha reklamat për punë duken pothuajse të njëjta.

3. Brezi i ri i punëtorëve nuk kërkojnë punë përmes portaleve të punës por janë në pritje të një pune për t'i gjetur ata.

4. Kompanitë paguajnë shumë për reklamat për punë të cilat nuk tërheqin kandidatët e duhur.

 

PSE CYJ?
1. Miqësore dhe e thjeshtë për t'u përdorur - CYJ është i përshtatur për të gjitha madhësitë dhe pajisjet e ekranit

2. Kohë më e shpejtë punësimi - filtrim shumë më i shpejt i kandidatëve

3. Komunikimi - më efikas, më i saktë dhe më produktiv

4. Rekrutim aktiv - shkalla e përgjigjes nga punëkërkuesit është shumë më i lartë krahasuar me portalet e punës.

Chat Your Job - Aplikacioni për komunikim të zgjuar, me kandidatët e duhur!