Data e publikimmit: 09. 11. 2020.

Motivimi në vendin e punës

 

Mund të jetë e vështirë që të qëndrosh gjithmon i motivuar në vendin e punës. Arsyet për këtë shpesh janë të ndryshme, por mund të eliminohen lehtësisht me disa këshilla të vogla. Ne do t'ju tregojmë se çfarë mund të bëni për të qëndruar të motivuar në punë dhe për të qenë më të kënaqur me veten në planin afatgjatë.

 

Ka ditë kur është e vështirë të qëndrosh i motivuar në punë - ndihesh i plogësht dhe i lodhur. Ju arrini në fund të ditës duke u ndjerë sikur nuk keni arritur shumë dhe duke e ditur që nesër do keni presion për t’i pëfunduar të gjitha. Por të nesërmen, e njëjta gjë ndodh përsëri. Kështu krijohet një cikël që është i vështirë për t’u ndërprerë.

Kjo jo vetëm që ka një efekt në punën tuaj dhe nivelin e performancës, por gjithashtu ka një efekt mbi ju personalisht. Përveç kësaj, nëse vazhdimisht i zvarritni gjërat, karriera juaj nuk do zhvillohet, rritni gjasat për depresion - gjë që nuk mund të evitohet lehtë me të arritur në shtëpi.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta që ju t'i kundërviheni kësaj. Nëse e prishni ciklin, jo vetëm që do të ndihmoni karrierën tuaj, por gjithashtu do të rrisni gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tuaj në planin afatgjatë.

Për të motivuar veten dhe për t’iu kundërvuar mungesës së vullnetit, kemi këshillat e duhura për ju:

  1. Vendosni vetes qëllime të ndërmjetme: Detyrat e mëdha mund të duken shumë frikësuese në fillim, por nëse i ndani në detyra më të vogla dhe i punoni në mënyrë sistematike, ato nuk duken më aq të mëdha. Në këtë mënyrë ju ngjallni një ndjenjë të vogël arritjeje sa herë që kryeni një mini-detyrë, e cila rrit motivimin tuaj pak nga pak.

 

  1. Mendoni pozitivisht: Në vend që të përqendroheni në detyrat jo dhe aq të këndshme që duhet të kryeni sot, mendoni për diçka që ju frymëzon. Një këngë e mirë në radio? Apo edhe moti me diell? Apo ndjenja e arritjes pas përfundimit të një pune? Ka shumë gjëra të vogla që mund të presim çdo ditë dhe çdo ndjenjë e vogël pozitive na ndihmon të qëndrojmë të motivuar. Thjesht duhet të përqendrohesh në të.

 

  1. Shpërbleni veten: Ka shumë mënyra se si mund ta shpërbleni veten. Pavarësisht nëse është ndonjë çokollatë, kafeja juaj e radhës apo diçka e ngjashme, ka shumë shpërblime të ndryshme që mund të përdorni për të motivuar veten. Sidoqoftë, duhet të jeni të sinqertë me veten nëse shpërblimi është i justifikuar, përndryshe një shpërblim shpejt bëhet një zakon dhe humbet efektin e tij.

 

  1. Përqendrimi: Mbani planifikimin e detyrës tuaj të thjeshtë dhe të lehtë për tu kuptuar! Vendos fokusin tënd në një detyrë dhe trajtoje atë specifikisht. Një listë renditjeje detyrash në bazë të rëndësisë do ishte e dobishme gjithashtu. Shmangni hapjen e telefonit tuaj ose mediave sociale, kjo vetëm do t'ju shpërqendrojë. Edhe nëse është e lodhshme të qëndroni të fokusuar, mund të shndërrohet në një zakon dhe do të jesh në gjendje të përfundosh detyrat më shpejt. Kjo do t'ju ndihmojë të qëndroni të motivuar në planin afatgjatë.

 

  1. Trajnim i mëtutjeshëm: Disa detyra ndonjëherë janë aq frikësuese saqë ju humbni të gjithë motivimin që në fillim. Ndonjëherë është vëllimi i madh i punës, ndonjëherë është koha që duhet të investoni, dhe nganjëherë është mungesa e aftësive të buta që mund t'ju ndihmojë për të përfunduar detyrën. Pika e fundit na ndihmon të përcaktojmë se ku duhet të punojmë në vete, për t'iu kundërvënë mungesës së aftësive tona. Pasi të kemi njohur dobësitë tona, ne mund të mendojmë se si t'i kompensojmë.

Probleme me Excel ose programe të tjera kompjuterike? Shumë mësime në internet mund të ofrojnë ndihmë të shpejtë dhe të kompensojnë shumë deficite. Pavarësisht nëse është një blog, një video, apo edhe trajnim, ka gjithmonë mënyra për të mësuar diçka të re. Zbatimi me sukses në punë i asaj që keni mësuar sjell motivim shtesë.

Ju menjëherë mund të filloni t’i zbatoni dhe t’i provoni shumë nga ato që keni mësuar. Shpresojmë që këto këshilla t'ju ndihmojnë të rrisni motivimin tuaj.

Ndonjëherë duhet të zbuloni vetë se çfarë funksionon më mire për ju.

Ndoshta një kombinim me disa prej këtyre këshillave? Provojeni tani!